A i kthyen shpinën prej teatrit? Mesazhi i Mehdi Malkajt dhe Robert Budinës për Neritan Liçajn

5 months ago 33

Aktori Neritan Liçaj është një prej artistëve që nuk është tërhequr nga kauza për rindërtimin e teatrit, edhe pse kjo i ka kushtuar shumë, duke bërë edhe burg.

Në studion e Quo Vadis, ai tha se ka patur aktorë që janë angazhuar në fillim dhe më pas janë tërhequr, por shton se ai vetë ka marrë edhe fituar edhe respektin e shumë personave.

Pati njerëz që u larguan. Unë kur e ndaj mendjen për një gjë e ndaj. Unë kam fituar respektin e shumë njerëzve. Kur ma kanë thënë edhe komunistët e Vlorës, që janë në krah të Ramës, Nanos dhe Enverit, më thanë bravo djalë se ti mbrojte shtëpinë tënde”, tha Liçaj.

Neritan Liçaj u surprizua edhe nga mesazhi i aktorit të mirënjohur Mehdi Malkaj dhe regjisorit Robert Budina. Edhe këta dy të fundit kanë qenë ndër zërat e fortë kundër prishjes së teatrit, të cilët vlerësuan Liçajn për përkushtimin e tij në këtë kauzë që kanë ngritur.

Neri nuk është thjesht një aktor. Është një mik, një teatër dashës, një nga njerëzit që nuk u tërhoq nga dhuna e shtetit për mbrojtjen e teatrit, biles pati fat të bënte edhe nja dy ditë burg. Është një profesionist i shkëlqyer, një baba i përkushtuar dhe unë jam krenar që e kam mik”, thuhej në mesazhin e Mehdi Malkajt, lexuar në studio nga moderatorja Pranvera Borakaj.

“Me Nerin jam njohur në fund të viteve ’80, fillim të viteve ’90 në Akademinë e Arteve. Talenti i tij si aktor ra shpejt në sy. Neri është një nga aktorët më të mirë shqiptar. Ai është një aktivist dhe qytetar i shkëlqyer. Jo rrallë e kemi parë Nerin të angazhohet në kauza të ndryshme siç ishte ajo e teatrit, ku pjesa jonë më e madhe luajti dramën e jetës”, u shpreh regjisori Robert Budina./vizionplus.tv

Read Entire Article