Açka pyet kreun e SPAK se a ka frikë nga ndonjë puç nga parlamenti? Si i përgjigjet Dumani

1 month ago 33
Reklamë

Drejtuesit e institucioneve të Drejtësisë në vend kanë raportuar prej mëngjesit të ditës së sotme para deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, ku u janë përgjgijur pyetjeve të tyre.

Vëmendja më e madhe e deputyetëve kryesisht e atyre të opzouitës ka qenë prëk kreun e SPAK, Altin Dumani.

Deputetje demokrate Flutura Açka e ka pyetur Dumanin nëse ka frikë për ndonjë puç që mund tu bëhet për t’ju rrëzuar nga piedestali, duke nënkuptuar bashkimin e votave në parlament?

Sa i përket kësaj poyetjeje Dumani ka theksuar se nuk mund të bëjë vlerësimin e një institucioni tjetër.

Pjesë nga diskutimi:

Açka: Ju jeni pjesë e opozitës publike, 83% që ju pëlqejnë, që s’bërtet, por ju dëgjon e mbështet, këtu jemi opozita politike, edhe unë, kemi dhe një opozitë teknike, që merret me çështje konkrete, dhe një nga këto ishte grushti i fundit që ju dhamë me ligjin e amnistisë. A keni frikë që në këtë parlament nga bashkimi i opozitës teknike po organizohet një puç për tua minuar pak piedestalin ku jeni, se keni filluar ti krijoni bezdi cave jashtë cave brenda, që sh shpejt do të vijë një ligj nga ky parlament që t’jua presë ndonjë krah?

Dumani: Ne nuk kemi asnjë kompetencë që të vlerësojmë veprimtarinë e një institucioni tjetër – është në të drejtën e tij të miratojë amnistinë- nga ky ligj kanë përfituar subjekte të cilët janë dënuar nga gjykatat e posaçme, 40 persona përjashtim nga dënimi, 65 nga zbritja e dënimit, 12 nga ndjekja penale, (pra janë pushuar hetimet) – pra kuvendi ka kompetencën për të miratuar apo jo një amnisti. SPAK është institucion kushtetues i pavarur, garanton ligji pavarësinë e tij. Ishte vullnet politik në 2016 për reformën, është vullnet politik për të marrë masa të tjera që mund të afektojnë SPAK.

Read Entire Article