Adoleshenti nga Florida vret prindërit dhe qëllon policin, humb jetën pas shkëmbimit të zjarrit

4 months ago 26

Një 19-vjeçar vrau prindërit e tij në shtëpinë e tyre në Florida dhe qëlloi një oficer gjatë shkëmbimit të zjarrit.

Më pas adoleshenti, Christos Alexander Themelis u qëllua për vdekje.

19-vjeçari vrau babanë e tij 51-vjeçar Christos Byron Themelis brenda shtëpisë dhe më pas nënën e tij 48-vjeçare Rebecca Ann Themelis.

Policia mori një telefonatë nga nëna e adoleshentit, e cila tha se djali i saj kishte qëlluar burrin.

Më pas u dëgjuan të shtëna të tjera, tha Sherifi Chad Chronister.

Ndërsa nëna ishte në oborrin e përparmë, djali e goditi pa mëshirë në pjesën e pasme të kokës. Më pas ai hapi zjarr ndaj policëve që shkuan në vendin e ngjarjes, tregojnë pamjet.

Gjatë shkëmbimit të zjarrit, oficeri Shane McGough, 26 vjeç, u qëllua në këmbë, thanë autoritetet.

19-vjeçari Themelis u qëllua gijthashtu gjatë shkëmbimit të zjarrit dhe humbi jetën.

Ndërsa polici që mbeti i plagosur ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

/vizionplus.tv

Read Entire Article