Agai dënon fermerët, çfarë ndodhi në “Ferma VIP”

4 months ago 22
Reklamë

Fermerët kanë marrë dënim nga Agai dhe shkak për këtë është bërë mungesa e shërbimit dhe argëtimit të mysafires që ishte në “Ferma VIP” dhe u lexoi letrat Tarot.

Dënimi për ta, është të ruajnë 24 orë kotecin e pulave dhe rosave, të ndarë në grupe me nga dy persona.

Çifti i parë që nisi turnin, ishin Mariana dhe Flori.

“Fermerë, ju ndoqëm me vëmendje gjatë leximit të letrave Tarot. Jam shumë i shqetësuar për sjelljen tuaj ndaj të ftuarit në fermë, qoftë për shërbim, argëtim në çfarëdo lloj ndihme që ju ofrohet. Pavarësisht opinioneve tuaja personale për profesionet e caktuara, ju duhet të tregoni respekt. Për shkak të kësaj sjellje të pahijshme, kam vendosur që secili prej jush të bëj turnet tek koteci i pulave dhe rosave 24 orë pa ndalim, deri në një njoftim të dytë. Një dhelpër rrezikon jetën e shpendëve në fermë. Duke qëndruar të ndarë në dy çifte, për dy orë tek koteci i pulave. Çifti i parë që do marr turnin, janë Mariana dhe Flori“, thuhej në zarfin e dërguar nga Agai, por që u lexua nga Buçko.

Read Entire Article