“Ajo që ndodhi tek Onkologjiku ishte shumë prekëse”, Rama: Mjekët duhet të marrin leje të punojnë në privat

1 month ago 22

Në episodin e radhës të podcastit “Flasim” të kryeministrit Edi Rama ishte i ftuar mjeku neurolog Kita Sallabanda.

Rama bëri me dije se pas skandalit tek Spitali i Onokoligjikut, do të jetë i mundur vetëm nëpërmjet marrjes së aprovimit.

Lexo edhe :

Related Posts

Kryeministri u shpreh se mjeku për të punuar në privat duhet të njoftojë dhe të marrë aprovim, teksa theksoi se “sjellja e pacientit sa andej këndej është thyerje e rëndë e kodit të etikës”, referuar dërgimit të tyre nga ana e bluzave të bardha nga spitalet shtetërore në ato private.

Është një adoptim jo i lehtë. Ndërkohë që këtë lidhjen e publikut me privatin, thjesht tani edhe për shkak të mësimeve që nxorëm nga historitë e pagëlltishme të Onkologjikut, e kemi që thjesht mjeku që punon në publik mund të punojë në privat, por duhet të njoftojë dhe të marrë aprovim. Nuk mund të jetë “hajt se po nisem”. Sjellja e pacientit sa andej këndej është thyerje e rëndë e kodit të etikës.

Edhe aparaturat krahasuar me vendet që janë në majat e botës, si Spanja, kemi mangësi. Aparaturat bazike i kemi, por duhen që bëjnë veprime më të specializuara.

Ajo që ndodhi tek Onkologjiku ishte shumë prekëse, pra ishte tregues që kemi nevojë të përmirësojmë sistemin, mënyrën e menaxhimit.

Kemi mjekë shumë të mirë, nuk diskutohet. Kur të del një rast si ai, ose si i Sanatoriumit një infermiere atje në kohën e pandemisë, janë raste që godasin besim tek sistemi.

Spitalet në Shqipëri i shajnë ata që nuk i kanë parë vitet e fundit, kanë kujtimet e të shkuarës. Nuk kanë pasur nevojë të shkojnë, e thonë ‘ku ka spitale’.

Kam dëgjuar profesorë të huaj që thonë “Nuk e besojmë dot që ka një spital në Shqipëri si ai i sëmundjeve të brendshme”. Mundohem të jem realist. Po e pashë unë gri nuk i vjen e keqja njeriu, po e pashë rozë mund të sjellë rozë”, tha ai. /vizionplus.tv

Read Entire Article