Aksident i rëndë në aksin Fushë Krujë-Krujë, lëndohet 57-vjeçari dhe djali i tij i mitur

9 months ago 31

Një aksident i rëndë është regjistruar mesditën e 5 shkurtit në aksin Fushë Krujë-Krujë, pranë fshatit Kameras.

Mësohet se dy makina janë përplasur me njëra tjetrën, dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona, Dashamir Tusha 57 vjeç dhe i biri, 9 vjeç.

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit është shpejtësia e madhe dhe një parakalim i gabuar.

Dy të lënduarit janë nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës për të marrë ndihmë mjekësore./vizionplus.tv

Read Entire Article