Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Bertatit. Një 50-vjeçar është aksidentuar për vdekje nga një 49-vjeçar.
50-vjeçari ka humbur jetën menjëherë, ndërsa drejtuesi i mjetit ëhstë shoqëruar në polici.
Njoftimi:
Rreth orës 20:40, në rrugën e Kuçovës, shtetasi A. M., 49 vjeç, banues në Berat, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasin B. D., 50 vjeç, i cili ishte duke lëvizur me biçikletë. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Berat për veprime të mëtejshme.