Një aksident është regjistruar mesditën e kësaj të premte në aksin rrugor “Laç- Milot”.
Si pasojë, ka mbetur i lënduar drejtuesi i njërit prej automjeteve. Sipas njoftimit zyrtar, i lënduari është dërguar menjëherë në spital.
“Rreth orës 14:30, në aksin rrugor “Laç- Milot”, automjeti me drejtues shtetasin E. M., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin N. P.
Si pasojë është dëmtuar lehtë drejtuesi i automjetit shtetasi E. M., i cili u transportua në spital për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor vijon veprimet në vendngjarje për përcaktimin e shkakut të aksidentit”, thuhet në njoftim. /vizionplus.tv