Një aksident me një të plagosur ka ndodhur në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë
Burime pranë policisë bëjnë me dije se një automjet ka përplasur një person i cili ka qenë duke lëvizur me biçikletë, i cili për shkak të goditjes ka mbetur i plagosur.
Shtetasi është dërguar me urgjencë në spitalin e Pogradecit ku dhe po merr ndihmen mjekesore
Policia në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të aksidentit. /vizionplus.tv