Aksident në Fier, makina përplas biçikletën, një person përfundon në spital

7 months ago 31

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen “ Sheq i Madh” në Fier. Një person i cili po udhëtonte me biçikletë është goditur nga një makinë duke u dëmtuar.

Drejtuesi i automjetit është larguar menjëherë nga vendngjarja , ndërsa i dëmtuari është dërguar në spitalin rajonal të Fierit ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti dhe kapjen e autorit./vizionplus.tv

Read Entire Article