Një aksident i rëndë me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën Lushjë-Fier.
Uniformat blu bëjnë me dije se sot rreth orës 20:20 shtetasi A. F., 55 vjeç, duke drejtuar një automjet tip “Ford”, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin H. S., rreth 65 vjeç.
Për fat të keq këmbësori ka ndërruar jetë. Ndërkohë drejtuesit i mjetit 55 vjeç është shoqëruar në Komisariat nga shërbimet e Policisë, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
Njoftimi Policisë
Fier/ Informacion paraprak/ Rreth orës 20:20, në aksin rrugor “Lushnjë-Fier”, shtetasi A. F., 55 vjeç, duke drejtuar një automjet tip “Ford”, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin H. S., rreth 65 vjeç.
Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë shtetasi H. S. Drejtuesi i automjetit, shtetasi A. F., është shoqëruar në Komisariat nga shërbimet e Policisë, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit./vizionplus.tv/