Një tjetër aksident është shënuar ditën e sotme në vendin tonë. Pas aksidentit të trefishtë në Lushnje dhe atij në aksin Librazhd-Elbasan, dy makina janë përplasur edhe në kthesën e Viroit në Gjirokastër.
Nga përplasja, janë lënduar dy drejtuesit e mjeteve, shtetaseja L. S., 37 vjeçe dhe shtetasi A. B., 23 vjeç.
Sakaq, shkak dyshohet të jetë bërë lagështia dhe mjegulla e dendur në këtë aks. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
“Gjirokastër/Informacion paraprak
Rreth orës 14:10, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Kthesa e Viroit”, automjeti me drejtuese shtetasen L. S., 37 vjeçe, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. B., 23 vjeç.
Nga përplasja janë dëmtuar 2 drejtuesit e automjeteve, të cilët janë dërguar në spital, ku po marrin asistencë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit“, njofton policia.