Dy makina janë përplasur mbrëmjen e sotme në afërsi të fshatit Metoq, në hyrje të qytetit të Sarandës.
Si pasojë e përplasjes së dy automjeteve, janë plagosur dy persona, të cilët janë transportuar në urgjencën e spitalit të Sarandës. Të lënduar kanë ngelur Klaudio Kupi dhe Florian Gjoncaj nga fshati Gjashtë.
Nga informacionet paraprake, ende nuk bëhen me dije shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të përplasjes së mjeteve./vizionplus.tv