Aksident në Vlorë, makina përfundon në kanal, dy të plagosur

1 month ago 26

Një aksident është regjistruar pasditen e kësaj të premte në qytetin e Vlorës, ku si pasojë janë plagosur dy persona.

Dy automjete kanë qenë duke lëvizur përgjatë lidhjes së autostradës me rrugën Transballkaniken, ndërkohë një automjet tip Mercedes me shpejtësi ka goditur një tjetër automjet po Benz duke e hedhur në kanal.

Ndërkohë që automjeti i goditur nga pas është spostuar duke dalë nga rrugë dhe përfunduar në kanal.

Dy të plagosurit janë shoqëruar në spital për ndihmë mjekëore. Policia ndodhet në vendgjarje. /vizionplus.tv

Read Entire Article