Akuza qeverisë, Kryemadhit dhe qytetarëve! Demokratët sulmojnë kryeministrinë e bashkinë me molotov! Çfarë prodhoi protesta e opozitës

1 month ago 45
Reklamë

Ka përfunduar pas 2 orësh protesta e thirrur nga opozita. E lajmëruar për në orën 20:00, protesta dhe fjalimet nisën 30 minuta me vonesë, ku pas diskutantëve të parë, fjalën e mori Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Gjatë fjalës së tij Meta akuzoi qytetarët që ankohen dhe nuk i bashkohen protestës, si dhe ish-bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi, pas deklaratave që kjo e fundit bëri në mbështetje të SPAK.

Lexo edhe :

Related Posts

Meta tha se duhet t’i vijë turp çdo opozitari që mbëhstet SPAK-un, ndërsa ftoi në përshkallëzimin e protestës.

Turp për ata që ankohen çdo ditë dhe nuk vijnë këtu për të përmbysur regjimin më kriminal. Turp për ata këshilltarë opozitarë që nuk janë atje përballë kryehajdutit të Tiranës. Turp për ata opozitarë që nuk janë përballë çdo ditë përballë hajdutëve atje. Turp për ata opozitarë që nuk janë përballë SPAK. Turp për çdo opozitar që i bën fresk SPAK-ut. Duhet të bëhemi bashkë çdo ditë kundër këtij regjimi”, tha Meta.

Menjëherë pas Metës, fjalën e mori ish-kryeministri Sali Berisha, i cili e mbajti nga banesa e tij ku ndodhet prej 30 dhjetorit të vitit të shkuar, pas vendimit të GJKKO e cila dha masën “arrest shtëpie”.

Sapo nisi fjalën e tij Berisha, protestuesit hodhen rreth 25 shishe molotov në drejtim të kryeministrisë, ndërkohë që kreu i PD akuzoi qeverinë për situatën e rëndë në të cilën ndodhet Shqipëria sipas tij.

Pas përfundimit të fjalës së Berishës, qytetarët u nisën drejt Bashkisë së Tiranës, ku edhe aty nuk munguan bombat molotov si dhe përplasja me forcat e rendit.

Si pasojë e hedhjes së bombave molotov, mori flakë një nga dritaret e Bashkisë. Në orën 22:30 protestuesit u nisën drejt serlisë së PD të udhëhequr nga deputetët e opozitës.

/Vizionplus.tv/

Read Entire Article