“Aleanca e qelbësirave”, a do të veprojë Berisha si Rama në zgjedhjet e ardhshme?

7 hours ago 20

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur në emisionin “Quo Vadis” në Vizion Plus, ku është ndalur edhe te mundësia për të krijuar aleanca.

“Rama në 2013 u bashkua me këdo për të ardhur në pushtet.. A mundet Sali Berisha ne 2025 ta bëjë këtë lëvizje politike me gjithë eksperiencën që ka mbi supe? A e besoni ju shprehjen që qëllimi i justifikon të gjitha mjetet?”- u pyet ai nga moderatorja Pranvera Borakaj.

Lexo edhe :

Related Posts

Sali Berisha: Edi Rama u bashkua në aleancën e qelbësirave kundër shqiptarëve dhe me këtë bashkim ai realizoi ndërtimin e narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë. Kanabizimin e Shqipërisë, shndërrimin e krimit në vendimmarrës numër 1 në Shqipëri. Bllokoi rotacionin e pushtetit dhe largoi nga viti 2014 deri në vitin 2022 mbi 34% të shqiptarëve në zonën Shengen dhe 40% të tyre në mbarë botën. /vizionplus.tv

Read Entire Article