Hapja e negociatave për grupkapitullin e parë, Spiropali: Moment historik dhe i merituar

2 days ago 21

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali e ka cilësuar një moment historik çeljen e negociatave për grupkapitullin “Themeloret.

Në reagimin e saj Spiropali thekson se ky është një moment i merituar që dëshmon progresin e sigurt të reformave integruese dhe demokratizuese të Shqipërisë, si dhe garanton pakthyeshmërinë e tyre.

Postimi Spiropalit:

Mbajtja e Konferencës së Dytë Ndërqeveritare BE-Shqipëri për çeljen e negociatave për grupkapitullin “Themeloret”, është një moment historik i merituar që dëshmon progresin e sigurt të reformave integruese dhe demokratizuese të Shqipërisë, si dhe garanton pakthyeshmërinë e tyre.

Kuvendi ka detyrimin, përgjegjësinë dhe nderin të punojë me vendosmëri për udhën drejt Shqipërisë europiane, duke garantuar legjitimitetin demokratik dhe gjithëpërfshirjen në procesin e integrimit, si një prioritet strategjik kombëtar.

Europa për ne është kapërcimi i një të shkuare të zymtë që na ka ndarë dhunshëm nga kontinenti. Europa është realiteti bindës dhe fakti se rilindja e Shqipërisë europiane është fati ynë i merituar, zgjedhja dhe zgjidhja jonë, adresa ku na bashkon sa Historia, edhe përkatësia shpirtërore.

Read Entire Article