Opozita italiane në Gjadër, kritikohet Meloni: Po harxhon miliona për projekte që shkelin të drejtat e njeriut

16 hours ago 26

Një ditë pas vënies në zbatim të marrëveshjes Shqipëri-Itali për emigrantët, në kampin e Gjadrit kanë mbërritur 3 deputetë të opozitës italiane.

Pasi bënë një vizitë në brendësi të ambienteve, ata thanë se kjo është një ngjarje që nuk ndodhte prej Luftës së Dytë Botërore.

“Dërgimi në një vend jashtë Evropës është pikërisht mesazhi. Jemi një kontinent që bazohemi mbi të drejtat e njeriut. Këtë kamp do ta konsideroja një dështim për atë që nisi dhe kthimi menjëherë pas i 4 prej emigrantëve tregon se kjo nuk është zgjidhje. Po shohim se si po digjen miliona euro të shtetasve italianë përmes kësaj inicaitive”, tha deputeti i opozitës italiane Roberto Magi.

“Ekstroterritorialiteti është diçka që u përket ambasadave dhe zonat e fluturimit dhe këtu jemi përballë një ambienti me një mur shumë të lartë prej hekuri afër një mali. Ne nuk e dimë se çfarë kriteresh përdoren për emigrantët e kapur dhe pamë se mbi këto kritere u gabua ditën e djeshme”, tha deputeti opozitar Roberto Valaschiani.

“Ne besojmë se bazuar në ligjin italian këta emigrantë do të kthehen në Itali pasi kjo do të thotë të zbatosh ligjin. Këtu është krijuar një zonë gri që mendojmë se shkel shumë të drejtat e njeriut. Si mundet të përdoret një anije e marinës italiane që nuk është për një ndërhyrje të tillë e sidomos për kategoritë e ndryshme sociale, kjo do të thotë se nuk ka një pikë trajtimi mjekësore, një pikë trajtimi me psikolog dhe këto munguan”, deklaroi deputetja Rachela Scarpa.

Pas verifikimeve të bëra në Shëngjin, 12 nga 16 emigrantët e mbërritur dje, janë dërguar në kamp, ndërsa 4 të tjerë, 2 prej të cilëve të mitur dhe 2 me probleme shëndetësore janë kthyer në Itali.

Burime zyrtare bënë të ditur se sot autoritetet italiane nisën të shqyrtojnë kërkesat përkatëse për azil, për të vendosur në një kohë të shpejtë pranimin ose refuzimin e tyre./vizionplus.tv

Read Entire Article