“Kryeministri, në dijeni të çdo hapi”, Mediu: Asnjë fishek nuk shkonte pa u raportuar në NATO

14 hours ago 24

Ish- ministri i mbrojtjes, Fatmir Mediu kundërshtoi akt-ekspertizën e pesë ekspertëve që do të përllogarisnin dëmin e shkaktuar nga shperthimi i fabrikes së demontimit te armëve në Gërdec.

Ai tha se të gjitha veprimet e tij kanë qenë konform ligjit dhe udhëzimeve të NATO-s.

“Pretendimi është sipas ekspertëve që shefi i shtabit të përgjithshëm të FA dhe strukturat ushtarake nuk ishin në dijeni për transportin e municioneve. Ky është një operacion ushtarak dhe jo civil dhe si i tillë komandohet e zbatohet dhe raportohet dhe çdo ditë shkon në qendrën operacionale dhe përgatitej një raport jo vetëm për presidentin e kryeministrin dhe strukturat e NATO-s. Asnjë fishek nuk shkonte pa raportuar në NATO”, tha Mediu.

Sipas Mediut demontimi i armëve ishte një proces me risk dhe ngjarje me përmasa më të vogla kishin ndodhur edhe më herët.

“Sipas vlerësimit të agjencisë së Pentagonit në Shqipëri më shumë se një herë ka deklaruar situatën e rëndë të depove të municionit dhe jashtë standardit të tyre. Në 2006 kemi patur dy ngjarje të rënda, e Dhemblanit ku humbën jetën punonjës të FA dhe një në Gramsh humbi jetën një 18-vjeçar. Ky ishte një proces me risqe”, shtoi Fatmir Mediu.

Seanca  e radhës ndaj ish-ministrit të mbrojtjes Fatmir Mediu për tragjedinë e Gërdecit ku mbrojtja do të japë argumentet e saj mbi përgjigjet e eksperteve  do të jetë më 30 tetor. /vizionplus.tv

Read Entire Article