Rama: Drejtësia ka goditur më shumë majtas se sa djathtas

2 days ago 19

Kryeministri Edi Rama ndodhej në Luksemburg, pasi Shqipëria shënoi sot një tjetër moment historik në Procesin e Integrimit Europian, çeljen e negociatave me Bashkimin Europian për grupkapitullin e parë.

Në një deklaratë për mediat, kreu i qeverisë  është pyetur se çfarë pret nga opozita në lidhje me këtë proces.

Rama tha se drejtësia e re ka goditur më shumë majtas sesa djathtas nëse e shohim në aspektin kuantitativ. Ndër të tjera tha se “edhe kush nuk do të pranojë vendimet e drejtësisë, është i destinuar t’i bjerë murit me kokë dhe në fund është koka dhe jo muri që do bëjë prapa”

 Rama: Nuk kam çfarë të them, nuk mund as ta ndalojmë, ngadalsojmë e as pengojmë apo të ndërhyjmë në procesin pa kthim te vendosjes së një sistemi të drejtësisë të pavarur dhe heqja e duarve të politkës nga drejtësia ka krijuar dhimbje dhe situata, të cilët ne nuk jemi mësuar. Drejtësia ka goditur majtas dhe djathtas, madje më shumë majtas, por kjo është ajo që këmi kërkuar e luftuar, por nëse ka nga ata që nuk duan ta pranojnën vendimet  e drejtësisë janë të destinuar t’i bjenë murit me kokë dhe në fund është koka jo muri ajo që do bëjë mbrapa. /vizionplus.tv

Read Entire Article