Analistët në të gjithë Azinë e kanë parë me kujdes vizitën e Presidentit Putin në Phenian dhe shumë prej tyre kanë përdorur rrjetet sociale për të shprehur mendimet e tyre.
Shumica janë të “dëshpëruar” për të parë tekstin e marrëveshjes midis të dyve, veçanërisht kur bëhet fjalë për “traktatin e mbrojtjes reciproke”.
Udhëheqësi rus tha se secili vend kishte rënë dakord të ndihmonte tjetrin për të zmbrapsur agresionin e jashtëm, por është e paqartë saktësisht se çfarë do të thotë kjo.
Chad O’Carroll, një specialist i Koresë së Veriut nga NK Neës, thotë në X, se klauzola mund të hapë derën për bashkëpunimin e lidhur me konfliktin, duke përfshirë mundësinë që ushtarët koreano-veriorë të ndihmojnë Rusinë në Ukrainë.
Victor Cha, kryetar i Koresë në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare, thotë se pakti përfaqëson një “përtëritje të garancive të sigurisë të epokës së Luftës së Ftohtë”.
Disa tituj lajmesh po e përshkruajnë vizitën si një kërcënim të vërtetë global. Megjithatë, Aidan Foster-Carter nga Universiteti i Leeds, i cili ka ndjekur Korenë e Veriut për më shumë se 50 vjet, shkruajti thjesht “qetësohuni”.