Ankandi fotovoltaik, Balluku: Gara është e hapur, shteti është vetëm blerës i energjisë

1 month ago 38
Reklamë

Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministrja e Energjetikes dhe Infrastrukturës Belinda Balluku mori pjesë sot në ankandin fotovoltaik hibrid.

Ajo tha se Shqipëria nuk angazhon asnjë aset shtetëror dhe theksoi se çmimi s’mund të jetë më i lartë se tavani i vendosur nga shteti.

Balluku foli edhe për energjinë e rinovueshme dhe tha se kjo është një praktikë perëndimore.

“Sot Shqipëria merret si rast studimor se si një vend i tillë vazhdon me një rrugë të qartë për energjinë e rinovueshme.

Në dy ankandet e mëparshme shteti ka vendosur tokën në dispozicion, në këtë rast kemi një ankand hibrid. Shteti është vetëm blerësi i energjisë së prodhuar duke pasur parasysh që është një garë e hapur. Të njëjtin koncept kishim edhe ne ankandin e vitit 2023. Ministria ofron për fituesin një kontratë, çmimi s’mund të jetë më i lartë se tavani i tendosur. Më duhet të them që jemi mjaft të kënaqur me interesimin e kompanive kombëtare dhe ndërkombëtare”, u shpreh Balluku. /vizionplus.tv

Read Entire Article