Antidroga e Tiranës ka zhvilluar një operacion gjatë të cilit janë lëshuar 30 masa arresti dhe janë ekzekutuar 20 prej tyre.
Ndërkohë 5 masa të tjera janë komunikuar në qeli, pasi ishin ndaluar më herët.
Lexo edhe :
Related Posts
Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj, bëhet fjalë për grup të organizuar që merrej me shitjen e lëndëve narkotike kokainë, heroinë dhe kanabis. Hetimet kanë nisur që në muajin janar. I përfshirë në këtë grup është dhe Enea Sulejmani.
Sulejmani, i cili u kap gjatë muajit mars duke transportuar një kilogram lëndë narkotike të llojit kokainë, në Tiranë.
Mësohet se në momentin e ndalimit, Sulejmani nuk i është bindur thirrjes së policisë dhe ka ecur mbrapsht duke rrezikuar jetën e efektivëve dhe duke i përplasur, me qëllim shmangien automjetin e shërbimit të policisë.
I gjendur përballë kësaj situate, një prej policëve ka qëlluar me armë dhe plumbi e ka kapur në pjesën e kofshës. /vizionplus.tv