Apeli i GJKKO “rrëzon” Berishën, e lë në “arrest shtëpie”

7 months ago 19
Reklamë

Ish-kryeministri Sali Berisha, i cili është nën hetim për privatizimin e kompleksit sportiv “Partizani” do të vijojë të qëndrojë në masën “Arrest shtëpie”.

Gjyqtarja e Apelit të GJKKO-së, Ilirjana Olldashi rrëzoi ankimin e Berishës i cili kërkonte lirinë.

Lexo edhe :

Related Posts

Seanaca ishte parashikuar të mbahej ditën e djeshme, por vendimi u shty për sot në orën 09:00.

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Iliriana Olldashi, sot më 25.01.2024, ora 09:00, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 27 akti, datë 16.01.2024 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e personit nën hetim/ankues S.B., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 520, datë 30.12.2023 (disponuar mbi kërkesën për zëvendësimin e masës së sigurimit personal) dhe vendimit nr. 521, datë 27.12.2023 (disponuar mbi kërkesën për përjashtim gjyqtari) të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, dhe vendosi: Miratimin e nr. 520, datë 30.12.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.”

Menjëherë pas shpalljes së vendimit, për mediet ka folur avokati i Berishës, Genc Gjokutaj.

Gjokutaj: U dekriptua qëllimi politik i mbajtjes. Nuk ka rëndësi nëse ish- kryeministri paraqitet apo është në dispozicion të hetimit. Qëllimi është që ai të izolohet. Gjykata nuk është shprehur gjithashtu mbi kërkesën për përjashtimin që kemi ankimuar. Beteja vazhdon. Do të rekursohet vendimi i apelit.

Në kërkesën e dorëzuar më 15 janar, Berisha kërkoi nëpërmjet mbrojtjes që të lërë arrestin shtëpiak dhe të shkojë në parlament.

Nën arrest shtëpie prej 30 dhjetorit 2023, ai kërkonte që të përcaktoheshin edhe modalitet se si do të lëvizë nga banesa drejt sallës se seancave plenare si dhe kohën e nevojshme për të realizuar këtë lëvizje, vetëm për të marrë pjesë në sallën e seancave plenare ku zhvillon punimet Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, kërkesë e cila u rrëzua. /vizionplus.tv

Read Entire Article