Apeli la në fuqi dënimin më një vit burg për Salianjin, hidhet shorti, prokurorja Elona Alvora do të ekzekutojë vendimin

1 month ago 19

Ditën e sotme, 27 shtator, shorti në Prokurorinë e Tiranës ka caktuar prokuroren Elona Alvora për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Apelit, e cila la në fuqi dënimin me një vit burg për deputetin demokrat Ervin Salianji.

Urdhri ekzekutimit pritet t’i dorëzohet policisë, ndërkohë që më parë deputeti do të ftohet ta zbatojë atë vullnetarisht.

Lexo edhe :

Related Posts

Ditën e djeshme, deputeti demokrat Ervin Salianji u dënua me një vit burg nga Apeli i Përgjithshëm.

Ai u shpall fajtor për “Kallëzim të rremë” për dosjen Babale ku përmes një audio-përgjimi akuzoi vëllain e ish- ministrit të brendshëm, Fatmir Xhafaj, Geron Xhafajn si trafikant droge.

Menjëherë pasi u dënua, Salianji tha se do të bëjë fushatë për zgjedhjet parlamentare të 2025 nga burgu.

“Unë do të jem në dispozicion dhe do ta bëj burgun ku të dua këta, këta do të jem në dispozicion të bandave dhe nuk kanë se çfarë të më bëjnë asgjë. Do të jem në një fushatë të jashtëzakonshëm, jam i dënuari i parë politik në 34 vite dhe do ta bëj fushatën nga burgu”, deklaroi ai.

Dënimin e tij e quajti politik.

“Dosje e kopsitur vendimmarrje politike, dënim politik, dënimin e parë pas 32 vitesh për agjitacion propagandë. Kam bërë shërbim për interesin publik. Nuk kam bërë betejë për veten, për të vjedhur si këta, për të vrarë, për trafik. por kundër trafikantëve të drogës. Kjo është akti i parë, në të ardhmen do keni procese të tjera, Mamale tani jo babale. Kjo nuk është asgjë. Jam i nderuar dhe kam një medalje që shndrit në karrierën politike. Do diskutojmë prapë”, shtoi Salianji./vizionplus.tv

Read Entire Article