Arben Malaj tregon cila ishte “ushtria” e Ramës kundër personave që kryeministri nuk donte

7 months ago 15
Reklamë

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, i ftuar në studion e “Quo Vadis” të moderuar nga Pranvera Borakaj ka folur për krisjen e tij me kreun e qeverisë Edi Rama. Ai tha se aktualisht po shkruan një libër ku flet për krizat dhe krisjet Brenda PS-së.

Pranvera Borakaj: Kur ka ndodhur krisja e parë me Edi Ramën, përtej asaj publike?

Arben Malaj: Unë jam duke shkruajtur një libër për historitë e brendshme të PS-së gjithmonë me një lloj pozitiviteti, por pa i anashkaluar momentet kur PS ka filluar të ketë krizat e saj ose përkeqësimet e saj në demokracinë e brendshme. Unë nuk e di kur ka filluar. E ndjeva në një sulm mbrapa shpine që më bëri “Lëvizja Mjaft”, e cila mori dhe deformoi detarimin tim nga 10 mln në 1 mln lekë. Dy deputetë që unë mendoj se kanë qenë të stimuluar dhe nga ai vunë një kuti në parlament të mblidhin para për ministrin më të varfër të Financave. Një miku im vajti dhe e goditi atë kutinë, kishin zgjedhur një kuti nga ato të votimeve. Unë nuk kisha ndonjë shqetësim sepse kisha vlerësimin ndërkombëtar, personal dhe publik kur kaloj rrugës por mu duk shumë i keq gjesti dhe mendoj se “Mjaft” ka qenë një njësi ushtarake që Rama e përdorte kundër atyre që nuk donte. Atëherë kam bërë shumë llafe me Ramën se ishte thikë.

Pranvera Borakaj: E dinit në atë kohë?

Arben Malaj: Patjetër, sepse dikush kishte qenë brenda kur ai kishte thënë që këta të dy (dy kolegë të tjerë) mi ndihmo, kurse këtë ma godit.

Pranvera Borakaj: Pse mendoni se ishte ky sulm ndaj jush?

Arben Malaj: Vetëm reputacioni publik. Unë nuk kisha ndonëj gjë me të, e kisha ndihmuar, i kisha dhënë 26 mln euro kredi nga Banka e Këshillit Evropian për shkollat e Tiranës. Duke përdorur aturoritetin tim dhe dashamirësinë e autoriteteve ndërkombëtare e kemi thirrur Ramën të vinte në Paris dhe të firmoste marrëveshjen. Nuk kam pasur asnjëherë asgjë me asnjë sepse edhe lexoja edhe punoja dhe këto dy armë më mjaftonin që të rezistoja./vizionplus.tv 

Read Entire Article