Një bukuroshe fituese e disa kompeticioneve Miss Bolivia është arrestuar nga policia me akuzat e padëgjuara të trafikut të armëve.
E dyshuara Alondra Mercado Campos, e njohur ndryshe nga dhjetra mijëra ndjekësit e saj në rrjetet sociale si Alondra MC, 22 vjeçe, ka qenë Miss Bolivia Mundo 2020 e gjithashtu Miss Charm Bolivia 2023.
Ajo vazhdimisht u jep 40,000 ndjekësve në rrjetet sociale pamje në bikini nga plazhi apo foto të tjera me veshje joshëse në fustane nga evente VIP.
Por tashmë ajo po mbahet në burgun e Trinidad në Beni, në verilindje të Bolivisë, e akuzuar për trafik armësh.
Mediat vendase raportojnë se ajo u gjet me një sasi të konsiderueshme armësh e automatikësh AK-47 si dhe municione në shtëpinë e saj.
Campos ka marrë masën e 30 ditëve paraburgim deri në paraqitjen në gjyq, pasi testet në makinën e saj kishin provuar dhe akuzat e zotërimit të drogave, sipas prokurorëve.
Bukuroshja ka zgjedhur të mos flasë duke përdorur të drejtën për të qëndruar e heshtur gjatë gjyqit.
I dashuri i saj i njohur në zonë si Andrés Vásquez, është aktualisht i kërkuar nga drejtësia për t’u marrë në pyetje mbi trafikun e drogave në zonë.
Prokurori i Beni, Geraldo Balderas tha mbi çështjen: “I dashuri i saj po hetohet për trafik të substancave të kontrolluara dhe aktualisht është në arrati.
Balderas tha se video të gjetura në celularin e Campos tregonin atë dhe partnerin në një numër eventesh ilegale me armë të sekuestruara tashmë nga policia.
Arrestimi i Mercado Campos ishte një lajm shokues për shumë, edhe pse fokusi kryesor ishte kapja e partnerit të saj Vásquez.
Hetimet për çështjen vijojnë.
Top Channel