Policia e Shkodrës arrestoi një 46-vjeçar mëngjesin e kësaj të diele, i akuzuar për kultivim kanabisi dhe për armëmbajtje pa leje.
Gjatë operacionit, efektivët gjetën në dy banesa të braktisura në fshatin Xhan 390 bimë kanabisi, shumica në proces tharjeje.
Po ashtu, gjatë kontrolleve u gjetën edhe një kallashnikov dhe municion luftarak, që i përkisnin 46-vjeçarit.
Armët u sekuestruan si prova materiale, ndërsa lënda narkotike u asgjësua./vizionplus.tv