Gazetari i Vizion Plus Esido Barkaj ka siguruar foto të garazhit në Mullet të Tiranës ku grupi kriminal fshihte makinat të cilat i përdorte për vrasje.
Në foto, është një nga tre makinate sekuestruara nga policia, ‘Porsche’ i vjedhur në Sllovaki.
Lexo edhe :
Related Posts
Grupi kriminal u zbërthye pas hetimeve për të zbuluar autorët e vrasjes së Elis Rroshkodolit.
Për këtë ngjarje kriminale, u shpallën në kërkim tre persona, ndërsa u arrestua Xhulio Malo nga Gjirokastra, një emër i njohur edhe si pjesë e “grupit të zjarrit” në Lazarat më 2015, kur u vra speciali Ibrahim Basha gjatë operacionit policor.
26-vjeçari akuzohet se siguroi kushtet dhe mjetet për të kryer vrasjen, sikurse edhe arsenalin e armëve./vizionplus.tv