Autonomia në shërbimin spitalor, Rakacolli tregon si do të ndikojë reforma tek mjekët dhe qytetarët

7 months ago 21
Reklamë

Qeveria e konsideron autonominë spitalore një hap të domodoshëm për të çuar në një tjetër nivel shërbimin.

Por si do të funksionojë autonomia dhe sa do të përfitojnë mjekët dhe si do të ndikojë në kostot e qytetarëve?

Zëvendësministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli në një intrevistë për edicionin e lajmeve në Vizion Plus me Pranvera Borakajn dha më shumë detaje. Ajo tha se autonomia menaxheriale nuk do të ketë në dorë lëvizjen e stafeve mjekësore, por do përshtatet me nevojat që do kenë qytetarët.

Ajo shtoi se mjekëve, do u jepet e drejta që përveç orarit të tyre zyrtar, të punojnë punë private në ambientet e spitaleve private, dhe për këtë ata do paguhen 70%.

Pranvera Borakaj e pyeti zëvendësministren edhe për largimin e mjekëve dhe infermierëve, për të cilët Rakacolli tha se është një fenomen që ndodh në të gjithë Europën.

Intervista e plotë:

Faza e parë e autonomisë, ajo menaxheriale parashikon që drejtuesit e spitaleve do kenë në dorë edhe levizjet e stafit, por a rrezikon kjo të çojë në abuzime me përzgjedhjen e mjekëve ?

Drejtuesit e spitaleve nuk do kene në lëvizje stafet. Spitali do menaxhohet nga një bord dhe ekipe drjtuese që do bëjnë përshtatje më të mirë të stafeve me nevojat që kanë qytetarët. Ato nevoja që merreshin më parë nga ministria do kenë mundësi ti marrin vetë nga bordi drejtues.

Në rastet kur mjekët do të punojnë jashtë orareve do të paguhen gati 70 përqind më shumë. Do të ketë edhe një tarifë që do paguhet nga pacientët. Kjo do të thotë që do të rriten kostot për qytetarët në marrjen e shërbimit ?

Spitalet që kanë autonomi do të ushtrojnë atë që quhet praktikë e dyfishtë. Kjo do të thotë që mjeku që i ka përmbushur detyrimet në publik, të punojnë në privat. Por u lejohet që ky aktivitet i privatit të ushtrohet në spital jashtë orarit. Dhe për këtë mjeku do paguhet 70%, 3-% do i ngelet spitalit.

Hemoragjia e bluzave të bardha është fakt i pamohueshem. A besoni ju se reforma në shërbimin spitalor, pra autonomia do ndihmojë për të ndaluar largimin e mjekëve ?

Lëvizja e mjekëve ndodh në gjithë botën, edhe në vendet e BE. Edhe Brirtania, Italia dhe Gjermania kanë probleme me mjekët. Po u ofrohen kushte më të mira në vendet e punës. Futja e praktikës së dyfishtë shkon edhe në favor të mjekëve. Në autonominë spitalore, do krijohen mundësitë që mjektë të paguhen në bazë të performancës.

Gjykata Kushtetuese rrëzoi dje pjesërisht ligjin që detyron studentët e mjekësisë të qëndrojnë në Shqipëri pas diplomimit duke kërkuar rishikimin e afatit pesë vjeçar. Si e konsideroni ju këtë vendim?

Vendimet e gjykatave do i zbatojmë. Ligji nuk u rrëzua, por do rishikohet afati.

Read Entire Article