Autoritetet polake në gatishmëri, objekti fluturues hyn në hapësirën ajrore gjatë bombardimeve ruse të Ukrainës

2 months ago 38

Autoritetet polake thanë sot se një “objekt fluturues”, me gjasë një avion pa pilot, i telekomanduar, hyri në hapësirën ajrore të saj në orët e para të mëngjesit të sotëm, gjatë bombardimeve ruse të Ukrainës. Objekti mund të ketë zbritur në territorin polak dhe po kryhen hetime për gjetjen e tij.

Polonia, anëtare e NATO-s, ka qenë në gatishmëri për objekte fluturuese të tilla që kur një raketë e gabuar ukrainase goditi fshatin jugor Prevodov, duke vrarë dy persona, në vitin 2022.

Një zëdhënës ushtarak, Jacek Goriszewski, i tha Reuters se trajektorja e fluturimit dhe shpejtësia e objektit sugjeruan se nuk ishte një raketë. Në kërkim të tij janë përfshirë rreth 100 ushtarë dhe një helikopter.

Gorishevsky theksoi se është e pamundur të thuhet nëse objekti ishte rus apo ukrainas, pasi kushtet e motit nuk ishin të tilla që të lejonin identifikimin vizual të tij. Për të njëjtën arsye, ushtria nuk mundi ta rrëzonte, megjithëse ishte gati.

Duke folur me gazetarët më herët, zëdhënësi tha se objekti hyri në hapësirën ajrore polake në orën 07:43 pranë qytetit ukrainas të Chervonohrad. Ai u zhduk nga radari në orën 8.00 dhe ka të ngjarë të jetë larguar nga hapësira ajrore polake. Nuk pati raportime për shpërthime.

Në dhjetor 2023, Polonia raportoi se një raketë ruse kishte hyrë në hapësirën e saj ajrore. Në prill të të njëjtit vit, një objekt u gjet në një pyll pranë fshatit Zamots dhe më vonë u zbulua se ishte një raketë ruse.

Rumania ka njoftuar gjithashtu se ka gjetur fragmente të dronëve rusë në tokën e saj. /vizionplus.tv

Read Entire Article