Forcat e NATO-s në Rumani janë vënë në alarm pas sulmit rus në pjesën perëndimore të Ukrainës.
Sulmi rus goditi objektivat civile dhe infrastrukturën portuale pranë kufirit me Rumaninë në orët e para të mëngjesit të së premtes, sipas mediave lokale.
NATO po verifikon nëse njëri nga dronët ka kaluar në hapësirën ajrore rumune për një periudhë prej më pak se tre minutash, rreth orës 3 të mëngjesit të sotëm, kur edhe u krye sulmi.
Fill pas kësaj, katër avionë luftarakë të NATO-s u ngritën në qiell për t’iu përgjigjur këtij sulmi.
Mes avionëve të ngritur, dy ishin F-16 rë forcave ajrore rumune dhe 2 të tjerë F-18 të forcave ajrore spanjolle. /vizionplus.tv