Tifozët kroatë dhe shqiptarë përqafohen, këndojnë dhe brohorasin së bashku në rrugët e Hamburgut.
Përshtypja është se po luajnë një ndeshje miqësore dhe jo ndeshje e cila është e një rëndësie vendimtare që të dyja kombëtaret të arrijnë në fazën e 1/16, shkruajnë mediet kroate.
Kroatët dhe shqiptarët po shoqërohen para ndeshjes, shumë prej tyre mbajnë flamujt e të dy vendeve dhe mes tyre ndodhet Ukë Hoxha, babai i lojtarit të Dinamos dhe përfaqësuesit shqiptar Arbër Hoxha, i cili mund të jetë në formacionin titullar në ndeshjen ndaj Kroacisë.
“Nuk e di nëse Arbëri do të fillojë nga minuta e parë. Kroacia është më i mirë në letër, por ndoshta mund të krijojmë një sensacion. Kush është më i miri le të fitojë”, thotë Ukë Hoxha.
Ai ka pozuar me flamurin kroat dhe shqiptar dhe buzëqesh i gëzuar teksa fotografohej./vizionplus.tv