Ish-deputeti demokrat Klevis Balliu ka bërë një dekaratë të fortë ndërsa ishte i ftuar në “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus.
Ai sfidoi të ftuarit e tjerë që nëse do t’i tregonin një dosje që po heton SPAK ai do të nisë punë në atë institucion.
Por për përfaqësuesin e shoqërisë civile Mirgen Qiraxhi, qytetarët ndryshe nga opozita besojnë tek SPAK dhe drejtësia e re.
Pjesë nga biseda:
Klevis Balliu: Më thoni një aferë që po heton SPAK dhe unë iki filloj punë aty.
Migen Qiraxhi: Pra ju nuk keni besim te SPAK, ndryshe nga qytetarët.
Klevis Balliu: Unë kam besim, por aty ka prokurorë që nuk po lejohet të punojnë.
/Vizionplus.tv/