Basha tha se nuk do të votojnë Amnistinë, Manja: Reflektim, mbi 700 të dënuar presin të bashkohen me familjet

8 months ago 10

Lulzim Basha deklaroi ditën e sotme se nuk do të marrin pjesë  në seancën plenare të ditës së nesërme ku do të votohet ligji për Amnistinë, i cili kërkon 84 vota.

Manja tha se nuk e ka ndjekur këtë deklaratë, por Amnistia sipas tij është akti i sovranit, është akt humanizmi dhe mëshire. Sipas ministrit projektligje të tilla janë miratuar me konsensusin e të gjithë deputetëve.

Lexo edhe :

Related Posts

Manja: Nuk më vjen mirë për këtë. Mbi 700 të dënuar që përfitojnë ulje dënimi presin nga kjo votë, si një votë humanizmi dhe dëshire. Ata e kanë marrë dënimin për veprën që kanë kryer, ndërkohë që bëhet fjalë për një amnisti që i fal një pjesë të dënimit, pasi ata e kanë marrë mësimin. Do më vinte keq nëse vota e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, do të kushtëzohet nga agjenda të vogla politike. Pres reflektim. 

Manja tha se shpreson që çdo deputet i Kuvendit të Shqipërisë t’i japë mundësi të dënuarve që të kthehen në familjet e tyre.

Manja: Do isha shumë i lumtur që Amnistia të merrte 140 vota. Është në nderin e këtij Parlamenti, ata janë pjesëtarë të kësaj shoqërie. Është detyra jonë që t’i kthejmë të rehabilituar në shoqëri dhe dora jonë duhet të jetë e shtrirë gjithmonë drejt tyre./vizionplus.tv 

Read Entire Article