Bashkia bursa për studentët, mbështetje për tre të rinj që studiojnë në Kolegjin e Këshillit të Europës

1 month ago 28
Reklamë

Kryebashkiaku Erion Veliaj u takua me studentët e Kolegjit të Europës, të cilët kanë fituar bursë nga Bashkia e Tiranës. Këto bursa, Veliaj i konsideroi një investim për të ardhmen e kryeqytetit.

“Është një kënaqësi e jashtëzakonshme që 3 studentët që kanë dalë më mirë në provimet e pranimit për Kolegjin e Europës, të jenë ata që marrin bursën e Bashkisë së Tiranës, të cilën disa mund ta shohin si shpenzim, disa të tjerë e shohin si investim. Pra, Bashkia e Tiranës, qyteti, komuniteti ynë beson që, duke e paguar këtë shumë për secilin prej jush, tani ne kemi bërë një investim për çuna dhe goca, që do t’ia rikthejnë qytetit me dijen e tyre, me talentin e tyre, me pasionin e tyre”, tha Veliaj.

Krahas mbështetjes me bursa, Veliaj deklaroi se studentët kanë tashmë të siguruar edhe akomodimin te “Qyteti Studenti”.

“Më vjen mirë që kampusi kryesor te godina “Iliria” është gati dhe super modern. Të gjithë kolegët e Bashkisë së Tiranës kanë dhënë një dorë me dizajnin dhe me gjetjen e donatorëve për t’u siguruar që mbarojmë në kohë, por ajo që më vjen gjithashtu mirë është që edhe hapësira ku do të jetoni, që është “Qyteti Studenti”, sidomos konvikti, me investimin që kemi bërë me KFË-në, është ndoshta një nga konviktet që as kampuset e tjera në Bruzh dhe në Natolin në Poloni, nuk e kanë”, u shpreh ai.

Në përfundim të studimeve, kryebashkiaku Veliaj ftoi të rinjtë të bëhen pjesë e stafit të Bashkisë së Tiranës dhe të kontribuojnë në punët e qytetit. /vizionplus.tv

Read Entire Article