Bashkia sulmohet me molotov, mbështetës të opozitës përplasen me policinë

6 months ago 23

Qindra mbështetës të opozitës protestuan sërish para bashkisë së Tiranës, duke kërkuar dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj pas arrestimit të disa drejtorëve të akuzuar për korrupsion.
efekt

Por protesta u përshkallëzua, pasi protestuesit hodhën molotov, tymuese dhe qëlluan me vezë godinën e bashkisë.
Ata u përplasën edhe me policinë, duke tentuar të çajnë kordonin dhe të hyjnë në bashki.

Pjesë e protestës u bë dhe Argita Malltezi, vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha si dhe deputetë të tjerë të opozitës.

Gjatë protestës anëtarët e opozitës në Këshillin Bashkiak tentuan të futen në zyrën e protokollit për të depozituar kërkesën për mbledhjen e këshillit për të diskutuar akuzat e SPAK për korrupsion, por nuk u lejuan nga forcat e policisë.

Protesta zgjati rreth 90 minuta dhe me largimin e tubuesve, bashkia sërish nuk i hapi dyert për këshilltarët e opozitës që të depozitonin kërkesën për mbledhje urgjente të këshillit bashkiak.

Ata tentuan edhe në anën tjetër të godinës, por u lanë jashtë dyerve.

Ndërkohë, pas protestës, policia mblodhi prova nga sulmi me molotov në bashkinë e Tiranës.

Read Entire Article