Deputeti demokrat Ervin Salianji nuk i ka kursyer ironitë në Komisionin e Sigurisë pas planeve për krijimin e një shteti të pavarur të Urdhrit Bektashi në Tiranë. Duke iu drejtuar ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha, Sdalianji e pyeti a do të ketë polici në këtë shtet të ri, pasi në territorin shqiptar policia e Shtetit nuk ka autoritet, sipas tij.
Ervin Salianji: A keni nevojë për ndonjë amendim meqë jemi te ky shteti i ri. A do ketë polici apo do jetë sovran dhe në pikëpamje të ushtrimit të detyrave policore do ketë polici më vetE? Doni një mbështetje apo jo? Besoj që dhe kolegët do ta japin që policia e hsteti të ketë autoritet te ky shteti i ri. Meqë nuk ka autoritet në territor ta ketë te ky shteti i ri.
Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha përshëndeti dhe falenderoi paraardhësin e tij Taulant Balla për punën që ka bërë me Policinë e Shtetit. Ai gjithashtu foli për ndryshimet që do të bëhen në Policinë e Shtetit, pas largimit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Muhamet Rrumbullku. Në krye të Policisë së Shtetit është komanduar Sokol Bizhga.
Ervin Hoxha: Sa i përket gjeneratës së re të Policisë së Shtetit, e kam shprehur që pas një vlerësimi të bërë, vlerësova që stafi dhe stafeta duhet t’i kalojë drejtuesve të rinj. Është gjeneratë e re drejtuesish.
Sa i përket pyetjes së Salianjit, a do të ketë polici në shtetin e ri që do të krijohet, ministri Hoxha nuk u përgjigj.
Dy ditë më parë, New York raportoi se në Shqipëri po planifikohet krijimi i një shteti të ri i stilit të Vatikanit për myslimanët Bektashi, kryegjyshata botërore e të cilëve ndodhet në vendin tonë. Kryeministri Edi Rama, ka treguar planet e afërta që do të shpallë për entitetin i cili do të quhet Shteti Sovran i Urdhrit Bektashi.
Për NYT, Rama ka thënë se një gjë e tillë do të bëhet e mundur për të promovuar tolerancën fetare.
“Ne duhet të kujdesemi për këtë thesar, që është toleranca fetare dhe që nuk duhet ta marrim kurrë si të mirëqenë. Një mikroshtet i moderuar islamik do të dërgonte një mesazh: Mos lejoni që stigma e myslimanëve të përcaktojë se cilët janë myslimanët”, tha Rama.
Qyteti do të krijohet në një hapsirë prej 27 hektarësh, sa ¼ e sipërfaqes së Vatikanit, dhe do të udhëhiqet nga kryegjyshi botëror Baba Mondi, i cili ka thënë se do të lejohet alkooli, do të lejohen gratë të veshin çfarë të duan, dhe nuk do të imponojë rregulla të stilit të jetesës.
“Zoti nuk ndalon asgjë; prandaj na dha mendjen”, tha kleriku Edmond Brahimaj për prestigjozen NYT. Sipas tij shteti i ri do të jetë Sovran dhe do të ketë administratën e tij.
“Madhësia e qytetit nuk ka rëndësi. Unë nuk kam nevojë të jem diktator. I vetmi kufizim domethënës në autoritetin tim do të jetë Zoti. Vetëm Zoti nuk bën gabime”, tha Baba Mondi.
Kryegjyshata botërore e bektashinjve, e themeluar në shekullin e 13-të në Turqi, ndodhet aktualisht në zonën lindore të Tiranës./vizionplus.tv