Bayern vendos me “shpatulla pas murit” Alphonso Davies

3 months ago 21
Reklamë

Bayern Munih vendos me “shpatulla pas murit” Alphonso Davies.

Bavarezët ia kanë bërë të qartë anësorit të majtë se i duhet të zgjedhë nëse do të rinovojë kontratën me gjermanët (kontrata aktuale skadon në vitin 2025), apo do të kërkojë një aventurë të re këtë verë.

Rekordmenët gjermanë kërkojnë të shmangin me çdo kusht largimin e mundshëm të kanadezit me kosto zero verën e ardhshme. Së fundmi, Davies ka nisur sërish kontaktet me Real Madrid.

Spanjollët synojnë prej kohësh shërbimet e 23-vjeçarit megjithatë duke njohur me detaje kontratën e Davies, nuk pranojnë të paguajnë 50 milionë euro sa pretendon Bayern Munich.

Read Entire Article