Baza kriminale në Tiranë, policia e Shkodrës zbardh ekzekutimin e Elis Rroshkodol: 4 persona organizuan vrasjen, 1 në pranga! 3 në kërkim

2 months ago 27

Një grup kriminal me bazë në Tiranë, ka organizaur dhe kryer vrasjen e 36-vjeçarit Elis Rroshkodol në Shkodër, më 30 gusht.

Policia e Shkodrës ka identifikuar 4 persona si të përfshirë në këtë ngjarje. Njëri prej tyre është arrestuar, ndërsa tre të tjerët janë shpallur në kërkim.

Lexo edhe :

Related Posts

Një garazh i zbuluar në Mullet të Tiranës, dyshohet se iu shërbente 4 shtetasve si bazë kriminale për të fshehur automjete të trafikuara, të cilat do të përdoreshin gjatë kryerjes së krimeve.

Policia ka sekuestruar 3 automjete të trafikuara nga shtete të ndryshme të Europës dhe pjesë të automjetit të përdorur nga autorët, gjatë vrasjes së Rroshkodol.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Fjalëkryqi” u arrestua shtetasi me iniciale Xh.M, 26 vjeç, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Veprime që pëngojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Trafikimi i mjeteve motorike”, kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu, u identifikuan dhe u shpallën në kërkim, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Trafikimi i mjeteve motorike”, kryer në bashkëpunim, shtetasit J. Xh., 31 vjeç, V. Xh., 38 vjeç dhe D. M., 42 vjeç.

Nga hetimet dyshohet se këta 4 shtetas kanë organizuar dhe kanë kryer vrasjen e shtetasit E. Rr. (Sh.).

Policia po vijon kërkimet për lokalizimin dhe ndalimin e tre shtetasve të shpallur në kërkim./vizionplus.tv

Read Entire Article