Begaj takohet me homologun gjerman në Berlin, pritet me ceremoni zyrtare, zbardhen diskutimet

4 months ago 19

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj ka zhvilluar një vizitë në Berlin, ku është pritur me një ceremoni zyrtare nga homologu i tij gjerman Frank-Ëalter Steinmeier.

Dy presidentët patën një takim kokë me kokë dhe më pas një takim me delegacionet.

Forcimi i bashkëpunimit dypalësh dhe integrimin e Shqipërisë në BE, ishte një nga temat kryesore që u diskutua mes tyre, ndërsa Begaj falenderoi Presidentit Steinmeier për kontributin në forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Gjermanisë.

Takimi, tregues i bashkëpunimit të shkëlqyer politik dhe i vëmendjes së vazhdueshme të Gjermanisë ndaj Shqipërisë. Është një garanci për mbështetjen e Gjermanisë për integrimin e Shqipërisë në BE. Gjermania, është mbështetje për avancimin e reformave në Shqipëri dhe zhvillimin e vendit.

Roli i Gjermanisë në Ballkanin Perëndimor i pazëvendësueshëm përballë sfidave që komprometojnë të ardhmen Euroatlantike. Duhet bashkëpunim i ngushtë rajonal. E ardhmja evropiane udhërrëfyes për begatinë e rajonit”, tha Begaj./vizionplus.tv

Read Entire Article