“Bëni lojë të mërzitshme”, Deschamps i kthehet keq gazetarit suedez: Shiko diçka tjetër!

2 months ago 22
Reklamë

Trajneri i kombëtares franceze ka folur në një konferencë për shtyp para gjysmëfinales me Spanjën në Mynih.

Ai është ndalur te situara në kampin francez dhe te Kylian Mbappe, që ka zhgënjer me paraqitjet e tij të deritanishme në Europian.

Mbappe është padyshim në një situatë të re, fakti që ai përdor maskë nuk i jep atij shikim normal. Në çdo rast, ai do të duhet të përshtatet me përdorimin e maskës për muaj të tërë. Mbappe po vjen pas gati 110 minutash lojë”, tha Deschamps.

Ndërkohë, kur një gazetar suedez më pas e pyeti për “kritikat që ai merr për lojën tuaj e mërzitshme”, Deschamps nuk e priti mirë.

“Ti je suedez, a je i sigurt? Nëse jeni të mërzitur, shikoni diçka tjetër. Është një Europian i veçantë për të gjithë, me më pak gola se në të kaluarën. Ne kemi aftësinë të ndajmë emocione, t’i bëjmë francezët të lumtur me rezultatet tona. Tani, nëse suedezët janë të mërzitur, nuk më shqetëson”, tha trajneri. /vizionplus.tv

Read Entire Article