Një 21-vjeçar është ndëshkuar me gjobë dhe i është sekuestruar automjeti në Elbasan, pasi ka prishur qetësinë publike.
Videon teksa bënte drift në zonë të banuar në në bulevardin “Aqif Pasha”, 21-vjeçari e kishte publikuar në rrjetin social “Tik-Tok”.
Drejtuesi i automjetit, shtetasi M. C., 21 vjeç, banues në Elbasan, është shoqëruar në Komisariat, bashkë me automjetin e tij. Gjithashtu, nga specialistët e Policisë Rrugore iu vendos masa administrative 40 000 lekë, bazuar në nenin 139 të Kodit Rrugor.
Automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa ai do të hetohet për veprën penale “prishja e qetësisë publike”.
Top Channel