Berisha fton qytetarët në bulevard në 20 shkurt: Të gjithë në protestë

9 months ago 19

Lideri i opozitës Sali Berisha i bëri apel fondacionit shqiptaro amerikan të tërhiqet nga marrëveshja për menaxhimin e Parkut Kombëtar të Butrintit. Pas publikimit të shqetësimit të Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për trashëgiminë botërore, UNESCO-s për heqjen e 600 hektarëve nga zona e mbrojtur e parkut të Butrintit, ish kryeministri Berisha kërkoi anullimin e marrëveshjes.

“Unë jam këtu për t’i kërkuar publikisht Fondacionit Shqiptaro-Amerikan, tërhiquni menjëherë nga projekti, kërkoni të falur, sepse keni kryer një akt shumë të rëndë ndaj një pasurie përrallore të kombit shqiptar. Është pikërisht projekti juaj, i bazuar në studimin tuaj korruptiv me Edi Ramën, që i dha këtij të fundit mundësinë të projektojë, të ndërtojë te Gjiri i Manastirit, te Kepi i Stillës me qindra e mijëra banesa”, tha Berisha.

Edhe sot, lideri i opozitës ftoi qytetarët t’i bashkohen protestës së 20 shkurtit, duke u bërë apel veçanërisht fermerëve e duke u dhënë shembullin e protestave të fermerëve në Europë.

“Fermerë shqiptarë, 20 shkurti është dita juaj, është dita të zbrisni në Tiranë me të gjitha mjetet që keni”, shtoi Berisha.

Lideri historik i demokratëve paralajmëroi qeverinë Rama për revoltën e qytetarëve në 20 shkurt.

“Edvin, sa të thanë sonte ato hafijet janë këtu? Mijëra e mijëra. Mjerë ti. 20 shkurti po vjen!”, tha ish kryeministri.

Nga ana tjetër, drejtuesit e Partisë Demokratike prej një jave po takojnë strukturat për të organizuar protestën e 20 shkurtit./vizionplus.tv

Read Entire Article