Berisha në arrest shtëpie, Apeli i GJKKO lë në fuqi vendimin! Avokati njofton hapin e radhës

7 months ago 16
Reklamë

Ish-kryeministri Sali Berisha mbetet në arrest shtëpi, pasi Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Në seancën që nisi në orën 09:00 e që zgjati pak minuta, gjyqtarja Ilirjana Olldashi shpalli vendimin, ndërkohë që vetë Berisha nuk ishte i pranishëm.

Avokati Genc Gjokutaj e cilësoi vendimin politik. “Qëllimi i vetëm është që Berisha të izolohet”, tha ai, ndërsa njoftoi hapin e radhës, për të dorëzuar rekurs në Gjykatën e Lartë.

Sipas avokatit, gjykata nuk është shprehur mbi kërkesën për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, e cila sipas mbrojtjes, është në konflikt interesi me Berishën.

Ndërkohë, një kërkesë e dytë e Berishës do ta detyrojë gjykatën të zbresë në seancë në datën një shkurt, ku do të vlerësohet  nëse është apo jo i drejtë konkluzioni i SPAK, për të mos e lejuar ish kryeministrin që  të shkojë në parlament.

Për herë të parë ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ndodhet në “arrest shtëpie” që në 30 dhjetor, u paraqit në SPAK të martën, ku dhe iu përgjigj prokurorëve mbi dosjen Partizani.

Top Channel

Read Entire Article