Berisha në “arrest shtëpie”, Paloka: Duhet të bëjmë 10-të fish, synimi fitorja në zgjedhje

9 months ago 27

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike është mbledhur pasditen e sotme. Edi Paloka, ka bërë thirrje që më 20 shkurt të mblidhen dhe të protestojnë kundër qeverisë. Sipas tij, duhet të jenë të gjithë në terren. Sot Grupi Parlamentar zhvilloi takimin e parë në selinë e PD-së pas 2 vitesh. Deputetët e grupimit të Berishës dhe Bardhit u bënë bashkë, dhe Paloka e cilësoi një hap të madh drejt bashkimit të gjithë strukturës së PD-së.

Paloka: Jemi në kushtet kur lideri i opozitës është në “arrest shtëpie”. Rama e ka përjashtuar pothuajse opozitën nga tëgjitha mundësitë që ka një deputet për të reaguar. Grupi Palramentar do të vazhdojë qëndresën. Ka pasur dhe reagime nga mediet dhe institucionet ndërkombëtare, që i janë drejtuar Ramës me kërkesën për t’i plotësuar opozitës detyrimet kushtetuese. Në 20 shkurt për ne parsore është pjesëmarrja. Forcën duhet ta tregojmë me pjesëmarrje. 20 shkurti është aty, kur të jemi me dhjetëra, mijëra në shesh, si ka thën Berisha “popullin një herë e drejton, një herë të drejton.” Detyra jonë është që më 20 shkurt të sigurojmë pjesëmarrjen më të made që kemi arritur ndonjëherë. Revolta dhe pakënaqësia ka arritur kulmin te njerëzit. Synimi ynë kryesor është fitorja në zgjedhjet e ardhshmë dhe rrëzimi i këtij regjim. Tani që Berisha është në ato kushte (arrest shtëpie), ne të tjerëve na takon të bëjmë 10-fish. Sali Berisha është me ne, por na duhet të dhjetë fishojmë punën tonë, që më 20 shkurt t’i tregojmë kujtdo se ne nuk pajtohemi më me diktaturën./vizionplus.tv

Read Entire Article