Gjyqi në apel në “Komisionin Special të Apeleve të Emigracionit” në Londër, me Ministrinë e Punëve të Brendshme, “Home Office” kanë lënë në fuqi vendimin për t’i ndaluar hyrjen në Britani ish kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha.
Pas këtij vendimi ka ardhur edhe një reagim i gjatë nga zyra e shtypit të PD. Nën shënjestrën e akuzave të PD është ambasadori britanik në vendin tonë Alastair King Smith, i cili sipas opozitës nën orkestrimin e Edi Ramës dhe George Soros është munduar të mbledhë nga zyra në zyra në Tiranë prova, që të gjejë fakte për implikimin e Berishës në afera të pa drejta që nga viti i largët 1997 me firmat piramidale.
Lexo edhe :
Related Posts
“Ky proces perfundoi sot, pas dy vitesh, me lënien ne fuqi te vendimit te Home Office nga Komisioni i Apelimit, duke deshmuar keshtu deshtimin e plote të ketij komision në goditjen e korrupsionit në segmente te administrates se Britanise se Madhe.
Në paragrafin 17 të vendimit të tij Komisioni (SIAC) pohon se nuk kane vleresuar as vertetesine e provave dhe as ate të akuzave të ngritura ndaj meje, por vetem nese Sekretarja e Home Office ka pasur baze qe, në bazë të provave që i janë vënë përpara, të besonte se vendimi i përjashtimit ishte i drejtë. Kjo provon qartë se, jo vetëm SIAC nuk ka hetuar zbulimin e të vërtetës siç pohon vete, por edhe se vendimi i Sekretares është marrë në bazë të artikujve të mediave të sponsorizuar nga Soros dhe deklaratave të kundershtarëve të mi politikë Rama, Basha, Veliaj.
SIAC gjithashtu pohon në vendimin e tij se ka vleresuar fare mijëra faqe prova dhe deshmi të paraqitura nga avokatet e z. Berisha, me pretendimin se jane paraqitur jashte afat”, thuhet në reagim.
Po ashtu, PD thekson se provat që janë paraqitur nga Tirana në Londër nuk faktojnë përfshirjen e Berishës në veprimtari të paligjshme.
Rruga e drejtesise, thuhet më tej në reagimin e PD, do të vazhdojë t’i shërbejë të vërtetës dhe do të godasë në mënyrë të merituar korrupsionin transnacional.
“Rastet e paraqitura jane tregues qe nuk ka asnje prove apo fakt per asnje veprim te paligjshem nga lideri i opozites por duken qarte se jane perpjekje per te ndaluar opoziten te sfidoje pushtetin e korruptuar, qe eksporton krim te organizuar por qe pranon te marre refugjate sipas deshires se kerkueseve/lobuesve.
Sa mund te mbulohet dielli me shoshe, aq mund te humbe e verteta nen mashtrime. Mbetem i bindur se rruga e drejtesise qe do te vazhdoj do t’i sherbeje te vertetes dhe do te godase ne menyre te merituar korrupsionin transnacional”, përfundon reagimi i PD.
Beteja ligjore e ish kryeministrit Sali Berisha me drejtësinë në Angli ka nisur që në muajin gusht 2022. Në 21 korrik 2021 ishte kyeministri Edi Rama ai që e paralajmëroi “non gratan” e Berishës në Angli, pas SHBA, dhe më pas ky vendim iu komunikua në mënyrë zyrtare liderit të opozitës nga qeveria britanike./vizionplus.tv