Berisha optimist nga fitorja e Trump: PS ka nisur blerjen e votës, por opozita do të fitojë

3 days ago 20

Nga apartamenti ku qëndron prej muajsh i ngujuar ne arrest shtëpie, kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha, i rikthehet shpresa se pas triumfit të Donald Trump në SHBA, fitorja do të vijeë edhe për opozitën në Shqipëri.

“Nuk mohohet se rikthimi i presidentit Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë shënon një fitore të madhe për vlerat konservatore në SHBA. Por dy herë më shumë shqiptarët, opozita shqiptare, sepse këto vite, kjo opozitë u përball jo vetëm me narkoshtetin e vetëm dhe të parë në Europë, por për fat të keq u përball me grushtin e shtetit të organizuar kundër saj si forcë konservatore nga e majta amerikane, nga Xhorxh Soros dhe qendrat që ai ndikonte, lobonte”, tha Berisha.

Gjatë bashkbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale, Sali Berisha u ndal edhe të vota e diasporës, ku sërish nuk kurseu akuzat drejt qeverisë.

“Partia Socialiste ka nisur blerjen e votës që tani, ftoj të gjithë shqiptarët të denoncojnë këtë akt. Edi Rama sdo të mund të lërë mjet pa për të siguruar rmandatin e radhës”, tha Berisha.

Në mbyllje, Berisha bëri sërish thirrje demokratëve për mosbindje civile.

“Sot duhet të ngriheni përsëri në një nivel më të lartë se ç’jeni për mbrojtjen e vlerave, triumfin e tyre në Shqipëri. Sepse nëse perandoria e Sorosit mori një goditje fatale në SHBA, ajo qëndron në këmbë me të gjithë dhëmbët dhe fuqinë në Shqipëri.Unë kam besim se mosbindja civile është rruga më e sigurt dhe e vetme fitimtare në betejën kundër saj”, tha ai.

Nëse një ditë, Partia Demokratike vjen në pushtet, Sali Berisha premton rrogë minimale 500 euro./vizionplus.tv

Read Entire Article