Bledi Çuçi pyetet në prokurorinë e Beratit, po hetohet zhdukja e 50 ton metale nga Kombinati i Poliçanit

1 month ago 23
Reklamë

Ish-ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, u thirr sot për të dëshmuar në Prokurorinë e Beratit si person në dijeni për të dhënë shpjegime në lidhje me vjedhjen e një sasie të konsiderueshme metalesh në Kombinatin Mekanik të Poliçanit.

Çështja që është regjistruar si procedim penal në vitin 2022, për “shpërdorim detyre”  ka të dyshuar kryesor ish-drejtorin e Kombinatit dhe njëherësh kryetar i PS-së Poliçan, Erjon Zylyftari si dhe zyrtarë të tjerë të lartë.

Bëhet fjalë për rreth 50 tonë metale në Kombinatin Mekanik të Poliçanit që besohet se janë vjedhur, duke i shkaktuar një dëm të konsiderueshëm shtetit.

Pasi qëndroi 1 orë e 10 minuta brenda ambienteve të Prokurorisë së Beratit, në dalje Bledi Çuçi tha: Isha thirrur për të dëshmuar për disa rrethana që prokurori mendon që unë jam në dijeni. Ka të bëj nëse e njoh unë shtetasin Erjon Zylyftari, pra kryetarin e Partisë Socialiste të Poliçanit apo jo dhe a e kam takuar ndonjëherë apo jo.

Në fund të dhjetorit të vitit 2020, kur Kombinati i Armëve në Poliçan u mbyll, zyra e Krimit Ekonomik nisi një hetim të thelluar mbi zhdukjen e rreth 50 tonë tunxh nga ky kombinat.

Burime nga Prokuroria e Beratit bënë me dije se, duke qenë se dosja përfshin edhe emra të zyrtarëve të lartë, në varësi të hetimeve do të mbahet një qëndrim në vijim nëse dosja do t’i kalohet ose jo për kompetencë SPAK-ut./vizionplus.tv

Read Entire Article