Departamenti Amerikan i Shtetit përmes një video të kryeqytetit njofton ardhjen e sekretarit amerikan, Antony Blinken, në Tiranë.
Në shkrimin e publikuar në faqen zyrtare të DASH, theksohet se kjo vizitë është në kuadër të bashkëpunimit të SHBA me Shqipërinë, në disa fusha të rëndësishme, mes së cilave pozicionimi i vendin tonë në arenën ndërkombëtare.
“Sekretari Blinken ndodhet sot në kryeqytetin shqiptar të Tiranës.
Shtetet e Bashkuara po bashkëpunojnë me Shqipërinë për shumë çështje, duke përfshirë rritjen e mbrojtjes së saj kibernetike, duke qëndruar së bashku për të mbështetur Ukrainën dhe duke punuar për të zhvendosur mijëra njerëz nga Afganistani”, thuhet në njoftim.
Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken zhvilloi një takim zyrtar me kreun e shtetit, teksa aktualisht po takohet me kryeministrin Rama./vizionplus.tv/